Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Laçi shet kapitenin, lideri i kurbinasve transferohet në Ukrainë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Laçi shet kapitenin, lideri i kurbinasve transferohet në
Ajdi Dajko

Ajdi Dajko nuk është më një futbollist i Laçit. Lajmin e jep vetë klubi kurbinas që njofton në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas, LNZ Cherkasy për transferimin e mbrojtësit.

 “KF Laçi bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Ajdi Dajko në Ukrainë te LNZ Cherkasy FC. Duam t'i urojmë suksese në karrierë kapitenit të skuadrës tonë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për fanellën bardhezi sezonin e shkuar. Suksese Ajdi! Para Laçi!”- njofton klubi.

Dajko u afrua këtë sezon te bardhezinjtë dhe shkëlqeu menjëherë duke fituar vendin e titullarit edhe pse në moshë të re. Me kalimin e muajve, ai fitoi edhe shiritin e kapitenit duke u kthyer në lider absolut në qendrën e mbrojtjes.

Tani, futbollisti i Kombëtares U21, do të provojë një avneturë jashtë vendit ku do të tregojë vlerat e tij për të ngjitur akoma më shumë shkallët e karrierës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga