
Leo Ballhysa dhe Amadou Traore
Laçi ka prezantuar 2 lojtarë të rinj që janë nën urdhërat e trajnerit Armando Cungu. Bëhet fjalë për Leo Ballhysën dhe Amadou Traore, që japin kontributin e tyre në repartin ofensiv.
Njoftimi i Laçit:
"KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!"
Ballhysa e mbylli sezonin e fundit te Dinamo. Në anën tjetër Traore do e këtë eksperiencën e parë në Superiore.
Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouattara.
Poll