
Laçi ka arritur të bëjë një tjetër afrim mjaft cilësorë për sezonin e ri. Kleandro Lleshi është futbollisti më i ri që u bashkohet kurbinasve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bardhezi ka prezantuar mesfushorin kryeqytetas. 24-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, ndërsa me të përfunduar kampionati mbylli bashkëpunimin me verilindorët.
“KF Laçi njofton se ka firmosur me mesfushorin Kleandro Lleshi, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Kukësit. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Spanjë.
I urojmë Kleandros suksese me fanellën ⚪⚫”, ka shkruar klubi.
Në këtë mënyrë Lleshi mbetet në Superiore, ndërsa shton konkurencën me mesfushën e Laçit. Një “armë” plus për Armando Cungun për sezonin e ri, me mesfushorin që i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.
View this post on Instagram