Ledio Beqja është prezantuar edhe zyrtarisht tek skuadra e tij më e re, ETO Gyor. Hungarezët postuan në rrjetet sociale mbërritjen e shqiptarit pranë klubit magiar.
23 vjeçari la Superioren në kërkim të aventurës europiane. Beqja u shit nga Teuta në drejtim të skuadrës së Eneo Bitrit. Durrsakët e bënë të ditur lajmin në mënyrë zyrtare dhe nuk mungon zyrtarizimi dhe nga pala hungareze.
Mesfushori i ri do të ketë mundësi të mësojë shumë nga bashkëkombasi, ish-mbrojtësi i Partizanit.
Shtatlarti Bitri do të jetë një pikë e fortë ambientimi për ish-in e Teutës në një kampionat ku lojtarët kuqezinj kanë bërë mirë gjithmonë. Kujtojmë këtu rastin Uzuni si më i veçanti.
Poll