
Kevin Dodaj do të vazhdojë të jetë një futbollist i Vllaznisë. Klubi shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka firmosur me talentin e akademisë.
Kështu 18-vjeçari do të mbajë veshur fanellën kuqeblu për 3 vitet e ardhshme. Kontrata do t’i shkadojë më 30 qershor 2027.
Dodaj është një ndër produktet e akademisë që debutoi këtë sezon me ekipin e parë. Talenti kryeqytetas luajti 10 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, ku arriti të shënonte edhe 1 gol.
“Një tjetër lojtar i Akademisë, zyrtarisht kuqeblu. Kevin Dodaj firmos për 3 vitet e ardhsme me Vllaninë”, shkruan klubi shkodran.
Në këtë mënyrë Dodaj bëhet lëvizja e 3-të për shkodranët në këtë merkato. Më parë klubi ka zyrtarizuar transferimin e Amir Kahrimanovic si dhe Ersi Zaganjorin.