Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Klubi i Superiores njofton largimin e trajnerit të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superiores njofton largimin e trajnerit të ekipit
Edi Martini

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës. Tekniku shkodran dhe klubi i Superiores kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Është vetë klubi durrsak që ka bërë të ditur largimin e Edi Martinin nga detyra e trajnerit të ekipit.

Njoftimi i Teutës:

"Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme".

Kujtojmë se do të jetë Bledar Devolli ai që do të marrë vendin e shkodranit te Teuta. Devolli mbylli aventurën e tij në Kosovë me Lirinë e Prizrenit dhe është gati të marrë në dorë “frenat” e Teutës në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga