
Vllaznia pas Egert Selmanit ka arritur marrëveshjen me Ferronikelin edhe për huazimin e një tjetër futbollisti. Këtë herë bëhet fjalë për Ersi Zaganjorin, i cili do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubet janë dakortësuar mes tyre për huazimin e 19-vjeçarit, i cili do të mbajë veshur fanellën e Ferronikelit deri në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Pas marrëveshjes për huazimin e Egert Selmanit, KF Vllaznia dhe FC Feronikeli 74 ditën e sotme kanë rënë dakord edhe për huazimin e futbollistit tjetër kuqeblu, Ersi Zaganjori. Ky i fundit do të jetë pjesë e skuadrës së Superligës të Kosovës deri në fund të këtij sezoni. KF Vllaznia i uron suksese lojtarit në këtë eksperiencë të re në karrierën e tij!
#kfvllaznia #ersizaganjori #fcferonikeli74”, thuhet në postimin e shkodranëve.