
Joao Urbanez
Flamurtari është një nga ekipet më aktive në merkato. Kuqezinjtë kanë bërë një tjetër lëvizje në hyrje.
Vlonjatët kanë prezantuar një futbollist spanjoll. Bëhet fjalë për Joao Urbaez, i cili luan si mbrojtës i djathtë. 23-vjeçari do të jetë një pikë kyçe e kuqezinjve për prapavijën në sezonin e ri.
“Flamurtari F.C. prezanton me krenari përforcimin më të ri në prapavijë – Joao Urbáez!
Datëlindja: 24 Korrik 2002 (23 vjeç)
Pozicioni: Mbrojtës i Djathtë
Me energjinë, vendosmërinë dhe talentin e tij, Joao është gati të bëhet një shtyllë e fortë e mbrojtjes sonë dhe të japë kontributin e tij për sukseset e ardhshme.
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi, Joao!
Forca Flamurtari!”, shkruan klubi.
View this post on Instagram
Poll