
Dajan Shehi/ © Credits facebook.com/partizaniclub
Dajan Shehi nuk është më një futbollist i Gjilanit. Është vetë lojtari që njofton largimin e tij nga klubi dardan me një postim në faqen e tij në Instagram.
“Nga sot jam lojtar i lirë. Ju uroj më të mirat dhe faleminderit Gjilani”, shkruan Shehi.
Shehi iu bashkua Gjilanit këtë sezon pasi mbylli aventurën e dytë te Vllaznia. E ardhmja e qendërmbrojtësit 27-vjeçar mund të jetë sërish në Superiore ku klubet e interesuar janë disa, përfshirë Elbasanin, qytetin e tij të lindjes.

Poll