
Giuseppe Agostino
Tashmë gjithçka është zyrtare. Giuseppe Agostino është lojtari më i ri i Elbasanit.
Drejtuesit kanë prezantuar ditën e sotme ish-portierin e Genoas, i cili tashmë do të nisë aventurën e re në Superiore me ekipin verdheblu. Portieri italian “kyç” në këtë mënyrë portën e Elbasanit në sezonin e ri, me stafin teknik që pritet t’i dhurojë një fanellë titullari.
21-vjeçari ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Elbasanin dhe transferohet në Superiore me parametra zero. Për Agostinon do të jetë aventura e tij e parë jashtë Italie, teksa përveç Genoas ka luajtur edhe për Teramo dhe Triestina.
View this post on Instagram
Poll