
Bruno Lulaj
Bruno Lulaj është futbollisti më i ri i Elbasanit. është vetë klubi që konfirmon lajmin me një postim në faqet zyrtare.
Verdheblutë bëjnë goditjen e rradhës në merkato duke siguruar shërbimet e një lojtari me mjaft eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar.
Lulaj ishte një emër i tentuar prej kohësh, që në janar, por tani ia kanë dalë të mbyllin marrëveshjen. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar është me origjinë nga Elbasani, por nuk ka luajtur kurrë më parë për ekipin e qytetit.
Lulaj vjen pas 2 sezoneve te Tirana ku luajti 65 ndeshje e shënoi 6 gola e 1 asist.
Poll