Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Elbasani 'blindon' mesfushën, vjen prezantimi i Kristi Qoses

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Elbasani 'blindon' mesfushën, vjen prezantimi i Kristi
Kristi Qose

Tashmë zyrtare, Kristi Qose është lojtari më i ri i Elbasanit. Mesfushori i cili ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ka vendosur që të nisë një aventurë të re me klubin verdheblu.

29 vjeçari ka rënë dakord me drejtuesit e Elbasanit për të bashkëpunuar, me futbollistin që tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Roberto Bordin. Te Elbasani e shohin si përforcimin ideal në repartin e mesfushës, duke blinduar kështu ekipin për sezonin e ardhshëm në elitë.

Për Qosen kjo është hera e parë që luan në Shqipëri, pasi më parë, mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve si Iraklis, Paok, Apollon, Panserraikos, Michalovce, Ruzomberok, Karvina, Viktoria Plzen dhe Kosice.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga