Jemi në merkaton e janarit, sezoni perfekt për të gjitha skuadrat të cilat synojnë të riformojnë veten. Duke iu dhënë mundësi si futbollistëve por ashtu edhe vetë ekipit që të “shkëlqejnë”. Ndërsa një hyrje është njoftuar tashmë edhe nga ekipi i Egnatias.
Kjo e fundit ka "blinduar" sulmin, me emrin më të ri, i cili është kamerunasi, Daniel Adjessa. Futbollisti 23-vjeçar do të luajë për ekipin e Edlir Tetovës, për 4 vitet e ardhshme. Klubi ka postuar foton e tij në rrjetin social “Facebook”, të cilin e ka shoqëuruar edhe me shkrimin: Daniel Adjessa pjesë e Egnatias. Sulmuesi ka nënshkruar për plot 4 vite të ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese!
Sulmuesi Adjessa, ka qenë në dy edicionet e kaluara pjesë e ekipit të Yonpas Dumlupinar në kampionatin e Qipros turke.
