Tashmë është zyrtare, Mustafë Abdullahu largohet nga Superiorja. Portieri ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Tiranën në Shqipëri, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës me Malishevën, ku transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje.
Vetëm pas një sezoni pjesë e Tiranës, proteri 20-vjeçar dhe klubi bardheblu vendosin që të ndajnë rrugët. Kujtojmë që Abdullahu u bashkua me Tiranën verën e shkuar, pasi mbylli aventurën me Besën e Kavajës.
Njoftimi i Tiranës:
Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin me të drejtë blerje të portierit Mustafë Abdullahu te ekipi i FC Malisheva. Pas interesimit të klubit për lojtarin bardheblu, Abdullahu do të jetë në shërbim të skuadrës së Malishevës për një sezon. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.