
Klejdi Daci nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Sulmuesi kryesor i “Djemve të Detit”, vendosi që të mbyllë aventurën e tij në Superiore, për të nisur një të re me ekipin e Okmk Olmaliq në Uzbekistan.
Daci ka qenë pjesë e Teutës që prej vitit 2022 në formë huazimi, ndërsa 1 vit më vonë klubi durrsak e bleu përfundimisht nga Kukësi. Ndërsa lajmin për transferimin e 25 vjeçarit drejt Uzbekistanin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës.
Njoftimi i Teutës:
"Mirupafshim Klejdi Daci!
KF Teuta bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmesit Klejdi Daci në Uzbekistan te FC Okmk Olmaliq. KF Teuta i uronë suksese në karrierë sulmesit të skuadrës tonë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për fanellën blu sezonin e shkuar. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!".
View this post on Instagram