
Skuadra e Dinamos ka njoftuar së fundmi se ka arritur marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Portos Andre Teixeira. Ky përforcim vjen në momentin më të përshtatshëm për dinamovitët, pasi ky repart kishte nevojë për një afrim të ri.
Lëvizja në fjalë i plotëson edhe dëshirën tifozëve, të cilët kishin kohë që e kanë shprehur dëshirën: “Mirë se vjen Andre Teixeira! Klubi i Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin portugez Andre Teixeira.
Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Presidenti Adrian Bardhi bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë.
Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto si futbollist dhe përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro. Suksese me fanellën blu Andre Teixeira!”, shkruan ekipi i Dinamos.