
Ekipi i Bylis ia doli të mbijetonte në garën e ethshme për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptare, por deri dje nuk kishte bërë asnjë përforcim në tregun e transferimeve. “Goditja” e parë për ballshiotët ka ardhur ditën e sotme dhe mban “firmën” e Odaildo Souza de Oliveira.
Mesfushori i avancuar nuk është një emër i ri në futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me herët me klubet si Flamurtuari dhe Besa. Eksperienca e brazilianit mund të ndihmojë Bylisin të arrijë objektivat në edicionin e ri. Ja postimi i plotë i klubit:
“NJOFTIM! FC Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë të merkatos, mesfushorin e avancuar, me eksperiencë, Odaildo Souza de Oliveira (Indio Oliveira). Braziliani në vendin tonë ka luajtur si titullarë me Flamurtarin dhe Besën në sezonin e shkuar, teksa nga nesër i bashkohet grupit. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanelën e Bylisit!