Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Bylis nuk ndalet në merkato, zëvendësuesi i Trumçit vjen nga Gjermania

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bylis nuk ndalet në merkato, zëvendësuesi i
Eduart Mahmuti

Eduart Mahmuti është lojtari më i ri i Bylisit. Klubi ballshiot ka prezantuar 23-vjeçarin, që luan si mbrojtës i djathtë por dhe para mbrojtjes.

Mbrojtësi i djathtë mund të përdoret nga Egbo në vendin e Trumçit. Kujtojmë se ky i fundit mbulonte krahun e djathtë të mbrojtjes, para se të huazohej te Shkëndija e Tetovës.

Mahmuti ka një karrierë vetëm në Gjermani ku dhe ka lindur. Së fundmi ishte pjesë e Schëeinfurt 05, që është pjesë e ligës së katërt gjermane.

Njoftimi i Bylisit:

"Bylis Mallakastër zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton lojtarin më të ri, Eduart Mahmuti. 23-vjeçari i lindur në Gjermani ku edhe ka luajtur më parë, rolin e tij në fushë e ka si mbrojtës i djathtë, por edhe 6-sh (para mbrojtjes).

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 23-vjeçarit Eduart Mahmuti dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga