Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Bylis ‘blindon’ repartin defensiv, prezantohet lojtari i Kombëtares së Ganës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bylis ‘blindon’ repartin defensiv, prezantohet lojtari i
McCarthy Ofor

Bylis bën një tjetër transferim teksa ka firmosur me McCarthy Ofori. Ballshiotët kanë prezantuar futbollistin në ambientet e klubit dhe bëjnë të ditur edhe detajet e marrëveshjes.

19-vjeçari i talentuar është pjesë e kombëtares ganeze U19 dhe shihet si një goditje për të ardhmen. Ai luan si qendërmbrojtës=, por bën mjaft mirë edhe rolin e ‘6-shit’ përpara mbrojtjes. Bylis gjeti akordim me ish-klubin e tij, FC Dreams dhe lojtari ka firmosur kontratën 4-vjeçare.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

FK Bylis Mallakastër zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton lojtarin e talentuar nga Gana, Mccarthy Ofori, i datëlindjes 3 Mars 2005 (19-vjeç). Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për 4-vitet e ardhshme, pasi klubi ynë ka gjetur marrëveshjen me ekipin e Superligës ganeze, “FC Dreams”.

Ofori, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit si dhe mesfushor (nr. 6-sh), mban veshur edhe fanelën e përfaqësueses U-20 të Shtetit të Ganës, ku ka luajtur edhe 6 ndeshje.

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe ganezit 19-vjeçar, Mccarthy Ofori dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon me ngjyrat bardhekuqe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga