Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ "Boom - boom - boom", PARTIZANI bën realitet ëndrrën e tifozëve, Skënder Gega rikthehet në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Boom - boom - boom", PARTIZANI bën realitet
Skender Gega/ © Credits instagram.com/skendergega_/

Partizani ka bërë një lëvizje të papritur në javët e fundit të Superiores. Klubi i kuq ka emëruar në pankinë trajnerin Skënder Gega, i cili rikthehet kështu për të shpëtuar sezonin e “Demave”.

Pas pothuajse 6 vitesh, Skënder Gega është rikthyer si trajner i Partizanit. Pikërisht në sezonin e fundit, atë 2018/2019 me klubin e kuq, 61-vjeçari fitoi edhe titullin kampion, duke u kthyer në të preferuarin e tifozëve.

Ndërkohë që pas aventurës së tij me Partizanin,Gega u largua për një periudhë duke marrë drejtimin e Al-Faisaly në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më pas, 61-vjeçari drejtoi Kukësin dhe Skënderbeun.

Kujtojmë që pas shkarkimit të serbit Aleksandar Veselinovic, rolin e trajnerit te Partizani e bëri për të disatën herë, drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga