
Baton Zabërgja po konsiderohet nga shumë si lojtari më produktiv dhe më i mirë i Superiores.
Sulmuesi ka gjetur veten në mënyrën më perfekte dhe ka arritur të shënojë 8 gola ende pa përfunduar viti kalendarik. Ringjallja e tij është e padiskutueshme.
Futbollisti nga Kosova duket se me skemat e Ilir Dajës është bërë ‘Një’. Tekniku e ka kthyer Batonin në një lojtar kyç të dinamovitëve dhe ky i fundit nuk po i zhgënjen me paraqitjet, golat e bukur dhe madje asistet. Lojtari i Dinamos ka dhënë 3 asiste duke marrë pjesë në 11 gola për ‘Nëndetësen’.
Këto statistika flasin qartë e pastër për cilësitë e futbollistit të Superiores, i cili mbërriti nga Gjilani.
Shpresat e Dinamos që të shpallet kampione janë varur në këmbët e tij dhe ai vetë e ka pohuar që ky është objektivi madhor sezonal. Me këtë formë zor se Zabërgja do të qëndrojë gjatë në Shqipëri, pasi radarët nga Europa janë aktivizuar.