Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ylli i Superiores drejt Serie A, zbulohen dy klubet kandidate

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Superiores drejt Serie A, zbulohen dy klubet kandidate
Foto ilustruese

Në merkaton e verës priten të largohen disa lojtarë që po shkëlqejnë në këtë sezo, pasi mund të transferohen jashtë vendin tonë. Albion Marku është njëri prej tyre, për të cilin ka interes nga ekipe italiane.

Mbrojtësi mund të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, teksa sezoni i ardhshëm mund ta shikojë atë si protagonist në Serie A. Nga sa mësohet interes për të ka një skuadër që ka siguruar ngjitje në Serie A.

Aktualisht dy ekipe kanë mundur të ngjiten në elitën e futbollit italian dhe ato janë Parma dhe Como. 23-vjeçari pritet që së shpejti të veshë fanëllën e njërës prej skuadrave, pasi mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të njërës prej ekipeve italiane është arritur një marrëveshje paraprake.

Kujtojmë se mbrojtësi është në fund të kontrarës me Dinamon dhe kalimi te skuadra ialiane do të ishte me parametra zero. Gjithsesi deri në fund të sezonit mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Markun dhe cila do të jetë skuadra e tij e re.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga