Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ylli i sulmit në stol, Thomas Brdaric përgatit planin anti-Bylis (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i sulmit në stol, Thomas Brdaric përgatit planin anti-Bylis
Vllaznia

Vllaznia do të luajë ditën e sotme përballë Bylisit në transfertë, sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 13:30.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme si për ballshiotët ashtu dhe për shkodranët, edhe pse objektivat nuk janë të njëjta. Bylis luan për pikë “jetike” për t’u larguar nga fundi i tabelës, ndërsa kuqeblutë kërkojnë fitoren për të qëndruar në mesin e pretendentëve.

Trajneri Thomas Brdaric ka në dispozicion të gjithë ekipin. Një grup fitues me lojtarë që po shfaqin formë mjaft të mirë në javët e fundit të kampionatit. Ildi Gruda nuk pritet titullar pasi ende nuk është në formën optimale edhe pse shënoi në sfidën e fundit.

Më poshtë do të njiheni me formacionin e mundshëm të Vllaznisë për sfidën e sotme.

VLLAZNIA (4-3-3): Qarri: Yago – Bajrami – Stojanovic – Gurishta: Qato – Sala – Kahrimanovic: Mala – Dodaj – Balaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga