Vllaznia - Partizani
Vllaznia do të luajë këtë të diel në transfertë përballë Partizanit, në kuadër të javës së 12-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:30.
Ndërkohë që te ekipi shkodran po zhvillohet përgatitjet intensive. Klubi i Vllaznisë ka publikuar pamje nga stërvitja, ku në foto shihen yje si Balaj, Kallaku, Mala dhe Murataj, duke “trembur” direkt Partizanin.
Kujtojmë se momentalisht, ekipet luajnë për objektiva të ndryshme. Vllaznia ndan vendin e parë me Elbasanin, me nga 23 pikë, ndërsa në krahun tjetër Partizani me 12 pikë, renditet i 8-ti.
Poll



