Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Vuajtëm në pjesën e parë, por jam i kënaqur", Tetova surprizohet: Ja çfarë nuk prita nga Bylisi

Shkruar nga NEWSPORT
"Vuajtëm në pjesën e parë, por jam i
Edlir Tetova

Bylis dhe Egnatia kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Kisha deklaruar që do të vinin këtu për 3 pikët, duke ditur dhe terrenin dhe shiun që ka rënë. Jam i kënaqur për këto 3 pikë të marra sot.

Zëvendësime pak më herët në sulm? Shumë e vërtetë, kishim probleme në sulm dhe në pjesën e parë. Ja kisha shpjeguar çunave që duhet të shërbenim për njëri-tjetrin dhe na u vështirësuan gjërat. Nuk kishim parashikuar Bylis me 3 mbrojtës në pjesën e parë. Por më pas u normalizua dhe s’kemi pasur rrezik te porta jonë.

Penalltinë kush e caktoi? Janë 3 lojtarë që godasin ato janë në listë dhe vendoset nga ata kush ja jep njëri-tjetrit. Mendoni ta thyeni ju mallkimin e kampionin dy herë radhazi? Mendoj që të mos jetë mallkim dhe të kemi vazhdimësi. Me këto lojtarë që kemi të kemi jetëgjatësi.

Faulli i Ndrecës? Ishte nervozizëm pasi kishte agjitim të lojtarëve në të dyja krahët”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga