 
Vora – Partizani do të përballen mes tyre ditën e hënë për llogaritë e javës së 10-të të kampionatit. Ndeshje kjo që përkon edhe me nisjen e fazës së dytë të Superiores.
Në këtë takim Vora është pritëse dhe siç dihet skuadra e Arian Bellait do të ketë “Arenën e Demave” si shtëpinë e tyre deri në rregullimin e stadiumit të “Vorës”. Por me dakortësinë e skuadrave tashmë kjo sfidë cilësohet si pritëse për Partizanin, teksa 2 ndeshjet e ardhshme mes tyre do të luhen në stadiumin e Vorës.
Kështu klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për këtë përballje. Çmimet e tyre variojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Të gjithë tifozët e interesuar biletat mund t’i sigurojnë onlinë ose në pikat e shitjes në “Air Albania” dhe ditën e ndeshjes te stadiumi “Arena e Demave”.
View this post on Instagram
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       