Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia “sakaton” Egnatian, Edlir Tetova pa 3 lojtarë në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “sakaton” Egnatian, Edlir Tetova pa 3 lojtarë në
Egnatia

Egnatia u mposht nga Vllaznia në kuadër të javës së 33-të të Superiores, por te rrogozhinasit nuk kanë kohë për të humbur pasi një tjetër duel mjaft i rëndësishëm i pret. Teuta do të jetë kundërshtari i radhës i Egnatias, sfidë kjo që do të luhet në “Diko Dovana” ditën e shtunë në orën 16:00.

Një transfertë delikate duke marrë parasysh se Edlir tetova do të vuajë mungesën e 3 titullarve. Kështu nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Albano Aleksit, Edison Ndrecës dhe Arbenit Xhemajlit. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq ndaj kuqebluve dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

Ndërkohë ish-lojtari i Tiranës u ndëshkua me karton të verdhe dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe do të jetë i pezulluar. Nga ana tjetër Ndreca nuk e ka kaluar ende dëmtimin që mori në Kupë dhe do të vazhdojë të mungojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga