Edi Martini
Vllaznia mori një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos në “Air Albania” ditën e djeshme. Shkodranët triumfuan 2-0 ndaj dinamovitëve, por në këtë përballje u ndëshkua me karton të kuq Edi Martini.
Timonieri i kuqebluve u ndëshkua për veprimin e tij të përsëritur të festës pas golit të dytë të shënuar nga Sherif Kallaku. Kështu humbet duelin e ardhshëm në kampionat, duke lënë ekipin në “baltë”.
Vllaznia ndaj Partizani nuk do të mund të drejtohet nga Martini, me këtë të fundit që do ta ndjekë sfidën nga tribuna. Dhe siç dihet kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në përballjen me Dinamon në fazën e dytë u ndëshkua me karton të kuq dhe mungoi në disa ndeshjet të skuadrës.
Poll
