
Te Vllaznia nuk kanë shumë kohë për të festuar. Kuqeblutë kanë hedhur prapakrahëve triumfin me Tiranën dhe pas një dite pushim janë rikthyer në stërvitje.
Thomas Brdaric ka zbritur ekipin ditën e sotme në fushën e lojës për të nisur përgatitjet për duelin e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët do të presin në shtëpi Besën e Kavajës, përballje që do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.
“Futbollistët kuqeblutë pas një dite pushimi, sot kanë zbritur sërish në fushën e stërvitjes duke nisur përgatitjet për ndeshjen rradhës, atë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndaj Besës që do të luhet ditën e mërkurë në ora 17:00 në stadiumin "Loro Boriçi". #kfvllaznia”, shkruhet në postimin e kuqebluve, të cilët synojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.
View this post on Instagram