
Bekim Balaj
Vllaznia nuk po kalon një periudhë të mirë përsa i përket sulmit. Kuqeblutë nuk shënojnë 2 gola në një ndeshje prej 6 marsit. Hera e fundit, kur shkodranët shënonin 2 gola ishte përballë Erzenit në fitoren 6 me 1.
Prej asokohe janë luajtur 11 takime dhe në asnjërën prej tyre nuk është shënuar më shumë se 1 gol. Bie në sy se në 8 takimet e fundit, Bekim Balaj nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Kujtojmë se sulmuesi i kuqebluve me 17 gola është dhe kryegolashënuesi i Superiores. Çfarë po ndodh me Balajn? Është fundi i sezonit dhe sigurisht që lodhja mund të ketë filluar të ndihet, pasi sjellim në vëmendje se është lojtari me më shumë minuta këtë sezon te Vllaznia.
Poll