
Vllaznia pak ditë më parë arriti të zyrtarizojë Serjan Repajn, ndërsa kuqeblutë janë shumë afër firmës edhe me Alfred Mensah. Por pavarësisht kësaj, te Vllaznia ka një problem të madh.
FIFA iu ka bllokuar merkaton për 3 sesione radhas, merkaton e janarit 2025, merkaton e verës 2025 dhe atë të dimrit të ardhshëm 2026. Ende nuk dihet se cilët lojtarë apo punonjës kanë ngritur ankimimine tyre për shlyerje të detyrimeve, por fakti është që kuqeblutë janë të bllokuar.
Kështu drejtuesit nuk mund të bëjnë regjistrimin e lojtarëve të afruar. Te Vllaznia do të tentojnë të zgjidhin këtë problem, teksa ende nuk dihet se cila është shumë për të cilën bëhet fjalë. Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me merkaton e shkidranëve.