Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia mendon për tifozët para Dinamos, biletat falas për “Vllaznit Ultras”

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia mendon për tifozët para Dinamos, biletat falas për
 

Vllaznia pret Dinamon në ndeshjen e radhës të vlefshme për Superioren. Ndeshja merr jetë të shtunën, ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje dhe biletat për këtë sfidë. Çfarë bie në sy është se hyrja në tribunën C do të jetë falas.

Kujtojmë se në një nga sektorët e tribunës C vendosen “Vllaznit Ultras”. Tifozët e zjarrtë të kuqebluve shihen dhe si lojtari i 12-të, për këtë vetë klubi kërkon mbështetje në takimin e radhës.

Biletat në tribunat e tjera variojnë nga 400 lekë më e lira dhe deri në 1500 lekë te tribuna VIP. Kjo shihet dhe si kryendeshja e javës, pasi shkodranët mbajnë vendin e dytë në renditje, ndërsa dinamovitët atë të katërt.

Vllaznia mendon për tifozët para Dinamos, biletat falas për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga