Vllaznia po përjeton një formë të mirë. Balaj është goleadori i ekipit e jo vetëm. Bomberi kryeson kampionatin dhe po lufton që “KuqeBlutë” të kthehn tek titulli.
Ekipi shkodran po i përgjigjet Brdaric dhe sot ka një arsye festimi. Ideal Lekiqi gëzon ditlindjen sot dhe kjo është një ditë e veçantë tek Vllaznia. Klubi i presidentit Xhaferri i ka ururar më të mirat në rrjetet sociale personit në fjalë, i cili ndodhet në stafin e teknikut gjerman. Lekiqi mban postin e trajnerit të portierëve. Lekiqi mbush 44 vjeç sot.
URIMI I KLUBIT VLLAZNIA DREJTUAR TRAJNERIT:
“Për trajnerin e portierëve të Vllaznisë Ideal Lekiqi, dita e sotme është shumë e veçantë. Ai feston 44 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, e gjithë familja i uron edhe 100 vite të lumtura!
Gëzuar ditëlindjen Ideal Lekiqi”.