Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia “harron” Teutën, shkodranëve nuk u ndahet shpirti nga … Skënderbeu (DETAJI)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “harron” Teutën, shkodranëve nuk u ndahet shpirti
Vllaznia - Skenderbeu

Vllaznia do të luajë me Teutën ditën e shtunë në “Loro Boriçi” duel ky i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Gjithçka do të startojë në orën 17:00 dhe që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim, ndërsa bën të ditur edhe çmimet e tyre. Por ajo që merr vëmendjen në postimin e kuqebluve nuk është çmimi i biletave, por diçka tjetër.

Në foton e postuar shihet Vllaznia në një duel me Skënderbeun, ku kuqeblutq fituan 2-0. Siç duket skuaadra e Vllaznisë ka “mbetur” pas në kohë dhe ende nuk e kanë fiksuar se këtë herë do të sfidojnë Teutën.

“VLLAZNIA - TEUTA

BILETAT NË SHITJE:

Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“

Të Premten

(Ora 10:00 – 19:00)

Të Shtunën

(Ora 10:00 – 18:00)

Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:

Tek dyqani UNIVERSAL

(Ora 09:00 – 20:00)

 Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit

ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/”, ka shkruar klubi shkodranë.

Vllaznia “harron” Teutën, shkodranëve nuk u ndahet shpirti
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga