Te Vllaznia ka festë para ndeshjes me Elbasanin. Shkak për këtë bëhet pikërisht ish-mbrojtësi “verdheblu”, Esin Hakaj. Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij të 29-të, teksa nuk ka munguar urimi nga klubi shkodran.
“Futbollisti Esin Hakaj feston sot 29-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Vllaznia në rrjetet sociale.
Kujtojmë se 29-vjeçari shkodran është i dalë nga akademia e Vllaznisë. Megjithatë, në sezonin që lamë pas ai mbajti veshur fanellën e Partizanit, për t’u rikthyer vetëm pas 1 viti në Shkodër.
Kujtojmë se Vllaznia do të luajë këtë të hënë me Elbasanin në kuadër të javës ë 15-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, nis në orën 19:00.
