Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia feston 106-të vjetorin, ndeshje speciale në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia feston 106-të vjetorin, ndeshje speciale në Shkodër
Vllaznia

Me rastin e përvjetorit Vllaznia organizon ndeshje miqësore në Shkodër. Testi do të jetë një ndeshje e lezetshme mes të vjetërve të klubit shkodran dhe Bashkisë së qytetit.

Hyrja do të jetë falas për të gjithë pasi ky është një moment i veçantë për historinë e ekipit qindra vjeçar. Kuqeblutë mbushin 106 vite dhe për të përkujtuar këtë ditë të veçantë jo vetëm të qytetit verior po edhe futbollit shqiptar, në ‘Loro Boriçi” përballen ata të Bashkisë dhe Veteranët.

Takimi nis në orën 17:00, ditën e hënë. Një ditë feste pritet në klubin e Superiores për të përkujtuar këdo që ka shkruajtur historinë me një nga ekipet më të titulluara të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga