Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia “braktis” Shqipërinë, kuqeblutë zhvendosen në një destinacion të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “braktis” Shqipërinë, kuqeblutë zhvendosen
Vllaznia

Ekipet e Superiores kanë nisur punën për pjesën e dytë të sezonit. Madje ekipi i Vllaznisë është larguar nga Shqipëria për një tjetër destinacion.

Saktësisht kuqebutë janë zhvendosur në Ulqin. Prej 2 ditësh shkodranët ndodhen në Ulqin, ku do të zhvillojnë edhe një minifazë përgatitore për pjesën e dytë të sezonit, ku padiskutim synimi kryesorë është të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

“Që prej ditës së premte, ekipi i Vllaznisë është spostuar në Ulqin për të zhvilluar atje përgatitjet njëjavore në prag të startit të gjysmës së dytë të sezonit”, ka shkruar kllubi shkodran.

Kujtojmë se Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin 4-të në klasifikim, ku kanë ngrumbulluar 30 pikë pas 18 javësh, ndërsa ndodhen 7 pikë prapa Egnatias kryesuese. Dueli i radhës për kuqeblutë do të jetë pikërisht ndaj rrogozhinasve në “Loro Boriçi”. Përballje kjo e parashikuar të zhvillohet më 14 janar në orën 17:00.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu