Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vlerësim maksimal nga FSHF, njihuni me arbitrat që do të gjykojnë në sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Partizani - Bylis

Shkruar nga NEWSPORT
Vlerësim maksimal nga FSHF, njihuni me arbitrat që do të
Arbitrat e ndeshjes

Vllaznia dhe Elbasani do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 17:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor në këtë ndeshje do të jetë gjyqtari i njohur, Erjon Bastari. Ndërsa asistentët e tij do të jenë, Denis Rexha dhe Egin Doda.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Klodian Shahini. Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Erjon Bastarit, do të vijnë Andi Koçi dhe asistenti i tij Adrian Beqiraj.

Arbitër kryesor: Erjon Bastari
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Egin Doda
Arbitër i 4: Klodian Shahini
Var: Andi Koçi
Avar: Adrian Beqiraj

Në krahun tjetër, në ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit kryesor do të jetë Ditmir Grimci. Asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokoaj dhe Jetmir Podgorica, ndërsa arbitër i katërt është emëruar Daniel Vrapi. Në VAR, Indrit Myrtja dhe Orlando Kuka do t’i vijnë në ndihmë kryesorit Grimci.

Arbitër kryesor: Ditmir Grimci
Asistent 1: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Jetmir Podgorica
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
Var: Indrit Myrtja
Avar: Orlando Kuka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga