
Tirana – Vllaznia është një nga ndeshjet më të luftuara që do të luhet ditën e sotme. Klasikja e Shqipërisë vë përballë 2 ekipet që kanë më shumë histori dhe mjaft rivalitet në futbollin shqiptarë.
Përballje kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30 dhe që është e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. një sfidë e cila pritet të jetë mjaft emocionuese dhe që “mbërthen” tifozët.
E për këtë FSHF-ja e ka vlerësuar maksimalisht. Enea Jorgjit i është besuar kjo sfidë, ndësa do të ndihmohet nga Emigen Ganxhi dhe Fatmir Lama. Arbitër i 4-të do të jetë Andi Koçi, teksa VAR-i i është besuar Olsid Ferataj dhe në AVAR do të jetë Erjon Bylykbashi.
EMRAT:
Arbitër kryesorë: Enea Jorgji
Asistent 1: Emigers Ganxhi
Asistent 2: Fatmir Lama
Arbitër i 4-të: Andi Koçi
VAR: Olsid Ferataj
AVAR: Erjon Bylykbashi