
Tashmë edhe zyrtarisht Serjan Repaj nuk është më pjesë e Vllaznisë. Klubi ka e ka falendeuar futbollistin për kontributin e dhënë, ndësa i uron suksese në vazhdim.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Serjan Repaj. E falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë sukses në karrierën e mëtejshme. Faleminderit Serjan Repaj”, ka shkruar kubi shkodran.
Mbrojtësi u transferua në Shkodër në janar të këtij viti dhe vetëm pas 5 muajsh palët ndajnë rrugët mes tyre. Gjithashtu lojtari kishte kontratë me kuqeblutë deri ë qershor të vitit 2027.
Siç duket futbollisti nuk ia ka dalë të bindë Edi Martinin dhe stafin e tij dhe në këtë mënyrë palët kanë ndarë rrugët. Tashmë Repaj është një futbollist i lirë dhe do të jetë në kërkim të një tjetër ekpi për sezonin e ri.