Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vinim në një situatë të ngjashme me Partizanin”, Josa: Duhet të jemi me këmbë në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
“Vinim në një situatë të ngjashme me
Mirel Josa

Partizani pësoi një humbje ndaj Bylisit ditën e sotme me shifrat 3-1 në transfertë. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i mallakastriotëve Mirel Josa doli në prononcim për mediat.

“Problemi ishte se skuadra kishte nevojë për tre pikë, të dyja ekipet ishin në një pozitë. Edhe Partizani donte fitoren, por edhe neve nuk kishim marrë akoma 3 pikët e para. Ata e filluan më mirë ndeshjen duke shënuar me penallti.

Ndërsa më pas gjërat u kontrolluan nga ne mjaft mirë deri në fundin e ndeshjes. Ne besojmë se bëmë një lojë të kujdesshme përsa i përket ekuilibrave në mesfushë. Pjesën e dytë u rregulluan gjërat dhe në momentet më të këqija të Malomos, ai nuk po u dukte derisa ishim në disavantazh, Malomo u rregullua dhe iniciativa individuale e lojtarit pasi shënoi.

Kjo ishte ndeshje e dyfishtë si për Partizanin edhe për ne, pasi nuk kishim bërë asnjë fitore. Bëmë një performancë deri diku të mirë me Dinamon. Me përpjekjen dhe vendosjen e lojtarëve arritëm të fitonim sot, kemi edhe shumë ndeshje të tjera, duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi fituar në një kampionat i cili është shumë i barabartë”, u shpreh Josa.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu