
Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet intensive për duelin me Elbasanin. Shkodranët kanë lënë prapa krahëve humbjen ndaj Dinamos dhe do të tentojnë që ditën e dielë të rikthehen te fitorja në kampionat.
Në fakt përballja me Elbasanin do të jetë shumë e luftuar, pasi dy ekipet vetëm 1 pikë i ndan në tabelën e klasifikimin dhe dueli mes tyre do të jetë “kokë më kokë” për kreun. Pikërisht për vendin e parë në klasifikim, shkodranët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta mbajtur.
Kjo pasi as reshjet e dendura të shiut nuk kanë mundur të ndalojnë stërvitjen e shkodranëve. Në një video të postuar nga klubi shihet teksa ekipi vazhdon nomalisht stërviten pavarësisht shiut të dendur që ka përfshirë vendin ditën e sotme.
Kujtojmë se sfidën me Elbasanin do ta luajnë ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Duel ky që është i vlefshëm për javën e 8-të, me kuqeblutë që pas 7 javësh kryesojnë me 13 pikë në Superiore.
View this post on Instagram