Egnatia u largua ditën e djeshme pa pikë nga Shkodra, pasi Vllaznia triumfoi 1-0 ndaj rrogozhinasve. Një humbje e cila rihap garën për vendin e parë, ndërsa në Rrogozhinë kanë “rezerva” për arbitrimin.
Është zyrtari i Egnatias, Klejdi Zenelaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ironizon VAR-in për golin e anuluar të kampionëve aktualë të Superiores. Në minutën e 58-të të takimit, Egnatia shënon me Buric, por goli anulohet për pozicion jashtë loje i Albaneses.
Goli i anuluar
Fakti që ky rast nuk u pa as në VAR ka zemëruar rrogozhinasit, me Klejdin që ka marrë një foto nga filmi shqiptar “Pesha e Kohës” dhe ka shkruar “Vari VAR-in”, kjo pasi nëse goli nuk do të anulohej rezultati do të ishte 1-1.
