Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO që i thotë të gjitha! Klubi i Tiranës e pranon para derbit: Kemi dështuar!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO që i thotë të gjitha! Klubi i Tiranës e pranon para
Fotomontazh/ KF Tirana, presidenti Refik Halili dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku

Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel, në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00. Në prag të këtij dueli, klubi bardheblu ka surprizuar tifozët.

Kjo pasi, në rrjetet sociale, Tirana ka publikuar një video ku pranon gabimet e drejtuesve, ku pranon edhe dështimet. Megjithatë, u bën thirrje tifozëve që t’i mbështesin, për të kaluar të gjithë së bashku këtë situatë të vështirë.

“Thonë se ata kanë ikur. Thonë se stolat kanë mbetur bosh. Thonë se qyteti i zemrës po harron. Edhe po, kemi dështuar. Klasifikimi thotë vendi i fundit. Statistikat thonë jeni gabim, krye këput. E ndjejmë. Jemi njerëz përpara që të jemi ajo që bëjmë, si dhe ajo ne përfaqësojmë. E pranojmë, madje me zë të lartë, se çdo top i humbur, çdo gabim brenda, aq më tepër ato jashtë fushe. Pavarësisht se nga cili vend i logjikës apo shpirtit kanë buruar.

Çdo moment që mund të kishte qenë ndryshe. Fajtorë, jemi ne. S’kemi justifikime, nuk po fshihemi. Fajtorë, por jo të mundur. Po, edhe më të fortët nuk luftojnë dot vetëm. Dreqi ta hajë, ka nder gjithmonë aty ku duhet të përpiqesh të bësh më mirë. Ka fuqinë e të ndjerit i parë, e lë më i kuptuar. Ata të vërtetët, ata që rrinë edhe kur s’kanë pse, sidomos atëherë që i dhemb. Ata që të bashkohen në sfida e jo vetëm në suksese. Kjo video është për ata.

Kemi nevojë për ju. Jo nesër, jo mbase, jo ndoshta, por sot. E diela nuk është vetëm një ndeshje futbolli, është akt sublim. Prova më e domosdoshme se besnikëria ekziston. Prova se kurajo ekziston. Prova se bashkë mund të jemi më shumë se thjesht perceptimi i dështimeve tona”, thuhet në videon e publikuar nga Tirana.  

Poll

Lexo gjithashtu