
Flamurtari
Ditën e nesërme do të vazhdojë të luhen dhe dy ndeshje të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Gjithashtu dhe Flamurtari do të zbresë në fushë për të sfiduar Egnatian.
Sfida ndaj rrogozhinasve do të jetë tepër e veçantë për kuqezinjtë dhe tifozët e klubit vlonjat. Flamurtari do të luajë për herë të parë në shtëpi pas rikonstruktimit të stadiumit dhe vendosjes së projektorëve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen lojtarët e Flamurtarit teksa kryejnë stërvitjen e fundit përpara ndeshjes. Vlonjatët do të presin Egnatian nesër në orën 19:00 të mbrëmjes.
Poll