
Vora është një nga skaudrat më simpatike në këtë sezon në Superiore. Skuadra që po luan për herë të parë në elitë mposhti ditën e djeshme 1-0 Flamurtarin dhe tashmë pas 4 ndeshjes kanë grumbulluar 7 pikë.
Arian Bellai ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në RTSH te “Rubrika Sportive” me Hygerta Sako, ku foli për suksesin e skuadrës së tij. Trajeri tregoi edhe “çelësin” e këtij suksesi, ndërsa nënvizoi se Alban Bushi është një tifoz dhe mik i mirë i skuadrës së Vorës dhe ai po e ndihmon shumë ekipin të ketë rezultate pozitive.
“E kemi përgatitur që në fillim ekipin për të mbajtur presidenti ato lojtarë që ne mendonin se do të ishin të duhurit, që vlenin dhe mund të përballonin sfidat. Besoj s’kemi bërë gabim. Në ndeshjet miqësore ne kemi luajtur edhe me 9 futbollistë nga grupi i vjetër dhe kemi qenë shumë mirë. Gjatë kalimit të kohës kemi futur edhe futbollistë të rinj dhe që janë me cilësi. Si Karricën, si Enisin, si Felipe që të mos i them të gjithë. Rëndësi të veçantë i dhamë grupit që duhet të mbanim, tek ata që ne shpresojmë se do na ndihmonin. Tek kjo pjesë nuk jemi zhgënjyer.
Kemi bërë 4 ndeshje, kemi marrë 7 pikë. Kemi bërë mirë që në ndeshjen me Partizanin, ishte ndeshja e parë dhe kishim edhe pak stres, pasi ishte ndeshja e parë e Vorës në histori në elitë. E shikoja në sytë e çunave që kishin edhe gëzim, por edhe stres dhe emocion se si do të paraqiteshim. Ajo ndeshje na dha shpresën dhe besimin për vazhdimësinë.
Sa iu ka ndihmuar Alban Bushi me merkaton që keni bërë? Alban Bushi është një tifoz i Vorës, një mik i mirë i presidentit dhe besoj se edhe ai n aka ndihmuar si vitin e kaluar edhe këtë sezon. Por Albani mbetet një mik gjithmonë dhe e ka dëshirën e madhe për të ndihmuar ekipin e Vorës.
Gjithmonë kur është një lojtar, në këto momente si Karrica dhe Daka që kanë kaluar nga Shpresat, pyesim Albanin. Është ekspert në këtë gjë, ka kaluar çdo lloj futbollisti që ka vajtur te ekipi Kombëtar ose është bërë futbollist shqiptar të luajë në kampionatet shqiptare.
Një asistent që iu vlen shumë? Kur është një futbollist që ka ardhur nga Shpresat apo që e njeh mire, na jep sigurisht mendjen e tij për cilësitë që lojtari ka”, ka deklaruar Bellai.
View this post on Instagram