Nazmi Gripshi i dha fitoren Astanës sot. Ndeshja e kampionatit kundër Turan u fitua 2-1, me penalltinë e shndërruar në gol gjatë minutës së 91.
Gripshi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 61. Zëvendësim ky që rezultoi vendimtar.
Kujtojmë se 27-vjeçari u largua nga Ballkani pikërisht këtë verë. Kontrata e re u firmos me vlerë deri në vitin 2026, teksa Gripshi duket të jetë përshtatur mjaft mirë.
Poll