Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Keko nderon Partizanin në miqësoren ndaj Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Keko nderon Partizanin në miqësoren
Partizani - Apolonia

Është mbyllur ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Apolonisë. Kjo sfidë që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, ka mbyllur 90 minutat me fitoren e vendasve, 2-1.

Rezultati i pjesës së parë është 1-1, me skuadrat që shkojnë të qeta në dhomat e zhveshjes. Si fillim golin e shënoi Apolonia që në minutën e 14-të. Ndërsa Partizani barazoi me Maguette në minutën e 30-të.

Me nisjen e pjesës së dytë Partizani u bë më kërkues, teksa gjeti golin e përmbysjes me anë të Albers Kekos. Sulmuesi i “Demave” shënoi në minutën e 79-të pas një aksioni nga këndi, e cila u mbyll me predhën e futbollistit.

Sinjale pozitive për Partizanin, që momentalisht është pa trajner. Kujtojmë që pas largimit të Orges Shehit, të kuqtë drejtohen nga Arbër Abilaliaj, që mban edhe rolin e drejtorit të klubit.

Golat - Pjesa 1

Goli i Albers Kekos

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga