Një nga çështjen që u diskutua në “Rubrikën SDportive” në RTSH është edhe gjesti i Edi Martinit pas fitores ndaj Dinamos, drejtuar stafit të dinamovitëve. Një veprim mjaft i turpshëm dhe aspak i hijshëm nga shkodrani, i cili i hedh akoma më shumë “benzinë zjarrit” dhe “luftës” që vetë hapi me homologët e tij, Ilir Dajën dhe Edlir Tetovën.
Të ftuarit në panelin e emisionit ishin të gjithë në të njëjtin mendim se ky veprim duhet dënuar dhe Martini duhet të marrë atë që meriton. Por i sigurt shprehet Luan Pinari, teksa thotë se asgjë nuk do të ndodhë.
Zyrtari i Dinamos i drejtohet Hygerta Sakos duke i thënë që kur të më ftosh herën tjetër do të flasim se asgjë ska ndodhur. Ndër të tjera ka theksuar se diçka të tillë nuk falet dhe se nuk do të harrohej lehtë, pasi më mirë të kapeshin me grushta se sa të bënte atë veprim.
“Do të vijë një herë tjetër përsëri ne emision, sigurisht po më ftuat, do të them se asgjë nuk do të ndodhë. Absolutisht asnjë masë asgjë. Më vjen keq se jemi dhe pjesë e sportit, kemi parë dhe në botë që kanë bërë gjeste pas fitores. Por të kthehet dhe të bësh atë gëzimin e parë, emocionin e parë e kalon dhe pastaj kujtohesh, ‘u prit se kam përgatitur diçka tjetër dhe të kthehem nga këtej’. Nuk e di jo, as nuk e uroj. Mendoj se ta bësh drejt stafit tonë atë veprim, është pak e ekzagjeruar. Biem në nivele shumë të ulëta me të thënë të drejtën. Nuk di çfarë fjalësh t’i them. Momenti parë gëzohesh patjetër, ne edhe dorën do ia jepnim, siç u futëm në fushën e lojës me qetësi, ku takuam e arbitrat. Mbaroi, aty nuk ka gjë, ne me këtë jemi. Por të bësh ato gjeste, unë nuk arrij ta kuptoj dot.
Unë jam kundër këtij gjesti. Kjo nuk ka lidhje me futbollin. Ai më mirë të shkonte të kapej me grushte me këdo që e kishte mllefin, se sa fyeu disa njerëz njëherazi. Kjo për mua është patolerueshme”, ka deklaruar Pinari. Kujtojmë se Dinamo u mposht 1-0 nga Vllaznia në "Loro Boriçi".
