
Ardian Takaj
Skënderbeu ia doli të merrte një pikë dramatike në shtëpi, pasi barazoi me rezultatin 1-1 përballë Laçit. Korçarët ishin në disavantazh deri në minutën e 97’, por Rashica kthehu në gol një 11-metërsh.
Pas ndeshjes, presidenti Ardian Takaj është shfaqur paksa i ‘hutuar’. Në një video të publikuar nga “Korça Boom”, Takaj shihet teksa bisedon me tifozët bardhekuq.
“Lëre se na ngrinë gjakun”, thotë presidenti i Skënderbeut, referuar barazimit në minutat e fundit. Por në fund, Takaj përsëri i ‘trullosur’ nga ajo ndeshje thotë: “Ku është makina ime?”.
Mesa duket, ky barazim mjaft i vlefshëm që e dërgoi Skënderbeun në Final 4 e ka bërë me ‘zemër’ presidentin Takaj.
Poll